Sport
Arteta shpjegon se si Lacazette mund të kthehet në pozitën e titullarit

Sulmuesi francez ka qenë në bankën rezervë të ‘Gunners’ gjatë ndeshjeve të fundit, megjithatë ai nuk është i pashpresë.
Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka thënë se Lacazette mund të kthehet në formacion, por duhet të luajë me vetbesim.
“Alex është lojtar që gjithmonë e kam pëlqyer, sepse ai është sulmuesi që mund të bëjë gjithçka nga pak”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.
“Ai është shumë i talentuar, kombinohet mirë me të tjerët dhe etika e tij e punës është e mirë. Ai mund të gjejë edhe golin”, ka shtuar spanjolli.
“Ai duhet të luajë me vetbesim, njësoj siç bëri kur u inkuadrua ndaj Man City”, ishin fjalët e Arteta.
Lacazette lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal. Ai ka shënuar 45 gola në 115 ndeshje që kur iu bashkua Arsenalit në vitin 2017. /Lajmi.net/






















