Sport
Arteta do ta ketë fjalën kryesore për transferimet te Arsenali

Në të kaluarën, shumë menaxherë janë ankuar publikisht për klubet që nuk dëgjojnë sugjerimet e tyre për transferime ose filozofi për të kaluar në gjëra më të mëdha dhe më të mira, me lojtarë kryesorë që shpesh shiten për fitime afatshkurtra sesa sukses më të gjatë.
Edu pretendon se asnjë skenar i tillë nuk do të shfaqet në ‘Emirates’, megjithatë, duke deklaruar se përfshirja e Artetës në planifikimin e ardhshëm është e domosdoshme për çdo sukses të mundshëm në sezonet që vijnë.
“Mikeli duhet të përfshihet në transferime”, i tha Edu The Athletic, përcjell lajmi.net.
“Ne flasim për ato që na duhen, karakteristikat e lojtarëve, sistemin që do të luajmë dhe pastaj unë filloj procesin brenda. Ky është roli im”.
“Nëse ai ka emra, nëse këshillon ose dëshiron këshilla për lojtarët, është mirë. Nëse ai dëshiron të flasë me djemtë e tjerë [si skautët] sigurisht që do të flasë me ta, por normalisht që është procesi im. Kjo është arsyeja pse marrëdhënia mes nesh duhet të jetë shumë e fortë”.
“Unë duhet të kuptoj pikat e tij dhe ai duhet të kuptojë pikat e klubit. Pastaj ne ndërtojmë gjithçka së bashku – kjo është pika kryesore”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/






















