Connect with us

Kosovë

Arsenali me Xhakën e Mustafin si titullar kalon në gjysmëfinale të FA Cup

Publikuar

Ka përfunduar edhe çerekfinalja e dytë e kupës FA mes Sheffield United dhe Arsenal në Bramall Lane. 

Pas Manchester Unitedit, Arsenali bëhet ekipi i dytë që siguron gjysmëfinalen e trofeut më të vjetër e më historik në Angli.

Ekipi i Mikel Artetas triumfoi 2-1 si mysafir ndaj Sheffield Unitedit me golat e shënuar nga Nicolas Pepe dhe Dani Ceballos, shkruan Periskopi.

Të vetmin gol për “The Blades” e realizoi David McGoldrick.

Në këtë ndeshje luajtën edhe dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Në dy ndeshjet e mbetura çerekfinale do të luajnë Leicester City kundër Chelseat dhe Newcastle Unitedi kundër Manchester Cityt. /Periskopi 

NA NDIQ NË FACEBOOK