Connect with us

Sport

Arsenal vendos për Pablo Mari, lojtari nënshkruan për transferimin permanent

Publikuar

Qendërmbrojtësi do të transferohet te skuadra e Arsenal në formë permanente, bëjnë të ditur raportime të medieve angleze, transmeton lajmi.net.

Pablo Mari ka luajtur me ‘Gunners’ në formë huazimi, por ai duket të ketë bindur trajnerin Arteta.

Kështu, Arsenal kanë vendosur që lojtarin ta transferojnë në formë permanente, dhe për këtë do të paguajnë 14 milionë funte.

Mari ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Manchester City dhe sipas raportimeve të para, ai ka humbur këtë sezon.

Megjithatë, tek Arsenal duket të kenë parë të ardhme të ndritur te lojtari, duke bërë kështu që të merret vendimi për transferimin permanent. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK