Connect with us

Lajme

Apeli i mjekëve në Shqipëri: Mos çoni dëm sakrificën, respektoni masat (VIDEO)

Publikuar

Në ditën me numrin më të lartë të rasteve të reja në Shqipëri, infektologët dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë respektimin e masave dhe distancimit fizik.

Ata theksojnë se mungesa e kujdesit nga ana e qytetarëve ka rritur jo vetëm të prekurit, por edhe shtrimet në Shërbimin Infektiv.

Mjekët kanë dhënë edhe lajmin e mirë se një pacient 71 vjeçar ka dalë nga intubimi, shkruan A2 CNN.

“Si shefe e shërbimit, duke qëndruar ditë dhe natë me pacientët, ju informoj se numri i personave është shtuar gjatë tre-katër ditëve të fundit”, ka thënë Najada Çomo, shefe e Infektivës.

NA NDIQ NË FACEBOOK