Uncategorized
Amerika po shkatërrohet nga brenda: Al-Qaeda provon të eksploatojë trazirat e dhunshme në ShBA

Grupi terrorist Al-Qaeda në mënyrë aktive po provon që të ekploatojë trazirat aktuale në ShBA duke iu thënë myslimanëve dhe jo-myslimanëve që ta prezantojnë veten si “kampionë të të shtypurve”.
Në magazinën online të grupit xhihadist One Ummah përdoret imazhi ikonik i momenteve të fundit të George Floydit për të ndihmuar në dhënien e mesazhit për mbështetje për protestuesit në rrugët e ShBA-ve.
Kjo magazinë në gjuhën angleze, qartë e drejtuar kah audienca amerikane, parashikon shkatërrimin e brendshëm të ShBA-ve dhe sistemit të saj politik, e po ashtu të ekonomisë dhe shoqërisë së saj, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
“Protestat e armatosura anë e mbanë Amerikës dhe lufta civile duket të jetë në ardhje,” shkruhet në komentarin e saj.
Në njërin prej mesazheve thuhet se, “madje as Demokratët nuk mund t’iu ndihmojnë, por ne mundemi.”
Sipas analistëve, ky komentar në magazinë është shkruar nga dikush që ka njohuri të thelluara mbi ato që po ndodhin në ShBA.
Al-Qaeda është eklipsuar vitet e fundit nga ISIS-i. Por, tashmë duke shfrytëzuar këto protesta ajo po provon që të kthehet, sipas këtyre analizësve.
“Protestat e “Black Lives Matter” janë një ngjarje shumë e madhe aktuale… që do të ketë një efekt të madh në mbarë globin dhe përtej mediave dhe sferës publike në mbretërinë artistike dhe kulturore,” tha Dr.Shiraz Maher, Drejtori i Qendrës për Studimin e Radikalizimit në Kolegjin e Mbretit në Londër. /Periskopi






















