Connect with us

Kosovë

Ambasadori amerikan: Koalicioni LDK – VV ishte fragjil

Publikuar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është pyetur rreth asaj se si e konsideron faktin që Vetëvendosja e konsideron ‘ilegale’ qeverinë Hoti.Ai ka thënë se koalicioni VV-LDK ishte fragjil duke shtuar ‘se njerëzit e LDK-së në atë koalicion ishin të interesuar të ecnin përpara”.

“Unë mendoj se është nëj funksion i një sistemi shumë partiak. E kuptoj se disa janë të lumtur e disa të frustruar.  Koalicioni mes VV dhe LDK ishte një koalicion fragjil. Nuk e fsheheim faktin se ishim të pakënaqur me politikat e jashtme të Kurit”, ka thënë ai duke shtuar se në vecanti, ishin të pakënqaur me tarifat dhe reciprocitetin.

“Kosova duhej të merrte guximin të hiqte tarifat dhe reciprocitetin. Ne e kemi bërë të qartë, nuk e kemi urdhëruar askënd ta rrëzojë qeverinë. Ne kemi pasur kërkesat tona” , ka thënë ai, përcjell Periskopi.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK