Connect with us

Kosovë

Ambasada e SHBA-së: Çdo ndërhyrje politike në punën e Agjencisë për Akreditim, është e papranueshme

Publikuar

më

Zyrtari për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Ray Nayler, gjatë një takimi sot me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka premtuar vazhdimin e përkrahjes së plotë për transparencën dhe pavarësinë institucionale të AKA-së.

Ai me këtë rast tha se Ambasada amerikane përkrah plotësisht transparencën dhe pavarësinë institucionale të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

“Puna e këtij institucioni është vitale për arsimin e lartë në Kosovë, ndërsa çdo ndërhyrje politike në punën e AKA-së është e papranueshme”, ka thënë Nayler.

Ndërsa, drejtori i AKA Naim Gashi tha se me vendim të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), tani ka filluar procesi i akreditimit të programeve studimore.

Ai ka thënë se mirëpresin financimin e fundit të projektit të Ambasadës së SHBA-së, e cila adreson nevojat imediate të Agjencisë së Akreditimit për kthimin e anëtarësisë në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), por njëkohësisht edhe për forcimin e kapaciteteve tona institucionale.

“Edhe pse në kohë pandemie, kur gjithë bota pothuajse ishte e izoluar, për t’ju dalë në ndihmë institucioneve të arsimit të lartë, komunitetit akademik dhe studentëve, me angazhimin e ekspertëve eminentë ndërkombëtarë, ne kemi realizuar me shumë sukses vlerësimin në distancë. Deri më tani kemi përfunduar vlerësimin e 14 institucioneve të arsimit të lartë, ndërsa rezultatet jemi duke i pritur nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilat pritet të jenë pjesë e vendimmarrje në Këshillin Shtetëror të Cilësisë më 25 dhe 26 qershor”, ka thënë Gashi.

Drejtori i AKA-së po ashtu ka thënë se me kapacitetet që posedon Kosova dhe me përkrahjen e Ambasadës amerikane dhe miqve ndërkombëtarë, do të nxitet rritja e cilësisë në arsim dhe ndërlidhja e sistemit arsimor me nevojat e vendit.

 

Maqedoni34 minutes ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri1 hour ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme2 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni4 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri4 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme5 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni6 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë6 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni6 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme6 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport6 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni6 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

NA NDIQ NË FACEBOOK