Kosovë
Ambasada amerikane uron dy kosovarët: E keni bërë të gjithë Kosovën krenar

Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar dy të diplomuarit kosovarë në akademinë ushtarake amerikane.
Ambasada në Prishtinë u kujton dy të rinjve kosovarë, Arelenës dhe Yllit se kanë bërë krenar gjithë Kosovën me të arriturat e tyre.
“Urime dy të diplomuarve më të ri Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – West Point, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku. Ju e keni bërë të gjithë Kosovën krenar me arritjet tuaja dhe me dëshirën për shërbim dhe detyrë. Ne hedhim kapelat tona në ajër për t’u nderuar juve dhe suksesin tuaj të ardhshëm në ushtrinë e Kosovës”, thuhet në shkrimin e ambasadës.
Të shtunën është mbajtur ceremonia e diplomimit në West Point, në prezencë të Presidentit amerikan.
Aty, bashkë me emrat e dy të rinjve u thirr edhe emri i Kosovës.



















