Kosovë
Ambasada amerikane kërkon që të emërohen njerëz profesionistë në Qeveri

Ambasada Amerikane në Kosovë ka reaguar pas emërimit të zëvendësministrit të Arsimit, Driton Bardhecit.
Ambasada ka bërë thirrje Qeverisë së re që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë politikë.
“Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë politikë,” thuhet në postimin e Ambasadës në Twitter.





















