Sport
Allegri ndihmon Livornon

Ish trajneri i skuadrës së Juventus, Massimiliano Allegri, ka nisur punën e tij prej trajneri, ndonëse jo edhe zyrtarisht.
Ishte trajneri i Livorno ai që ka konfirmuar edhe vet se Allegri e dashuron qytetin e tij dhe nuk mund të qëndrojë pasiv derisa skuadra e Livorno të ‘kthehet në jetë’. Maxi e ka telefonuar trajnerin e Livorno.
“Unë mund të them se isha i shokuar kur fola me trajnerin që konsideroj që është më i miri në Evropë”, ka thënë Spinelli, transmeton lajmi.net.
“Ai më telefonoi dhe u takuam në Monte Carlo. Ai më tha se dëshiron të shpreh mendimet e tij për lëvizjet tona të radhës”, ka shtuar trajneri i Livorno.
Maxi Allegri ka më shumë se një vit tashmë që është i papunë, por gjatë kësaj vere pritet të gjejë marrëveshje me ndonjë skuadër. /Lajmi.net/






















