Sport
Albert Krasniqi ishte kryetar i ekipit të futbollit të femrave Malisheva

Krasniqi ka qenë i përfshirë në një aksident, nga doli të ishte fatal dhe ndërroi jetë.
KFF Malisheva përmes një statusi në Facebook, i ka dhënë lamtumirën e fundit kryetarit të tyre:
”Lamtumirë Kryetari ynë Albert Krasniqi!
Albert ditën e fundit të jetës tënde e kaluam së bashku duke bër planifikimet tona, për të ardhmen e klubit, ato planifikime të cilat mbeten në gjysëm.
Ishin orët e vona të mbrëmjes, kur nuk kishte shumë kohë qe u pershëndete nga ne për tu takuar serisht me ne, ndodhi aksidentit fatal që ta mori jetën në lulen e rinisë.
Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona ashtu siç ishe i veçantë, i urtë, i mençur , e bujar siq dite ti.
Lamtumirë Kryetar
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”. /Lajmi.net/






















