Sport
Akuzë formale nga prokuroria zvicërane për Michel Platini

Sipas raportimeve të ‘AP’, Platini është akuzuar edhe formalisht nga prokuria e Zvicrës, shkaku i 2 milionë dollarëve të pranuara nga FIFA në vitin 2011, transmeton lajmi.net.
Prokuroria zvicërane do të hetojë edhe ish presidentin e FIFA, Sepp Blatter, sipas dokumentin të parë nga ‘Associated Press’.
Platini, i cili ishte presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, UEFA, dyshohet për keqmenaxhimin dhe shpërdorimin e detyrës.
Bëhet e ditur se këto akuza janë shkruar qysh më 5 qershor, nga prokurori Tomas Hodbrand.
Kujtojmë se Platini ka mohuar akuzat për keqmenaxhim, shpërdorim dhe falsifikim. /Lajmi.net/





















