Connect with us

Kosovë

Aktakuzat e Speciales, Rrustem Mustafa hedh dyshime për përfshirjen e dikujt në Kosovë

Publikuar

më

Ish-komandanti i UÇK-së nga Zona e Llapit, Rrustem Mustafa, ka folur për aktakuzën e paraqitur nga zyra e prokurorit të specializuar të Hagës për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka hedhur dyshime, mirëpo pa dashur të besojë se në Kosovë ka njerëz që kanë qenë të lidhur me sisteme të kaluara dhe kanë prodhuar vetëm probleme, dbe se të njëjtit mund të jenë edhe tani të përfshirë.

“Ato sisteme kanë keqpërdor kohën dhe jetën e rëndë të së kaluarës tonë dhe kanë lënë vrragë te një kategori njerëzish, të cilët edhe ndryshimet pozitive që kanë rezultuar nga lufta e UÇK-së, e kanë të vështirë t’i pranojnë”, ka shkruajtur ai.

Sipas Mustafës, blloku aleat, pra SHBA-të, duhet t’u kundërvihen mekanizmave të së keqes.

Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Konfrontimi i të keqës me të mirën,
sulmi në agjendën për dialog në Shtëpin e Bardhë.

Ende nuk kemi krijuar eliten politike të mendësisë së lirë. Udhëhqësit e UÇK-së nuk janë ata që janë paraqitur nga sistemet politike dhe të sigurisë nga mendësia e kaluar.

Nga vendoret, ka njerëz që kanë qenë të lidhur me sisteme të kaluara dhe kanë prodhuar vetëm probleme. Nuk kam prirje që të besoj se të njëjtit, janë vënë në shërbim të keqës pa dashje.

Ato sisteme kanë keqpërdor kohën dhe jetën e rëndë të së kaluarës tonë dhe kanë lënë vrragë te një kategori njerëzish, të cilët edhe ndryshimet pozitive që kanë rezultuar nga lufta e UÇK-së, e kanë të vështirë t’i pranojnë
UÇK ka pranuar si aleat boshtin e së mirës dhe kemi vendosur bashkë me miqtë, modelin e suksesit.

Për fat të keq, në vazhdimësi këto 20 vite eshtë sulmuar ky model i mirë.
Më i veçanti ishte ky sulmi i fundit më të cilin, rënd, shumë rënd u sulmua agjenda për dialog në Shtëpin e Bardhë.

Blloku aleat, i prirë nga ShBA, duhet t’u kundervihet këtyre mekanizmave të së keqës.

Këtu, në këtë kundërvënie, duhet të përfshihen edhe ata që punuan në institucionet vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë, e që pa reshtur, herë të maskuar e herë sheshazi ia bënin shërbimin kësaj të keqeje dhe bile qenë shndërruar në mekanizma të saj.

Ata duhet t’i nderpresin punët e këqia që i kanë bërë kundër modelit të mirë, pa marr parasysh favoret, financat apo edhe obligimet tjera që i kanë pasur dhe mund t’i kenë nga sitemet e struktura armike të këtij vendi, veçanërisht kundër Pavarësisë së Kosovës!

Lajme8 minutes ago

Bajrami: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 5.39 miliardë euro

Lajme9 minutes ago

Sela: Nuk mund të mendojmë për Bashkimin Europian duke shkelur mbi kokën e Agim Islamit e varrin e Rexhail Qerimit

Lajme12 minutes ago

Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretash

Lajme29 minutes ago

Shqiptari që hakoi GTA 6 dënohet me 7 vjet burg, por lirohet menjëherë, gjykatësi i dha një porosi të veçantë

Maqedoni1 hour ago

104 denoncime për familjen me lopët në Kriva Pallankë, e fundit pas sulmit ndaj një gruaje 67-vjeçare

Shqipëri2 hours ago

Atentati ku mbeti i vrarë “Sel Çami”, del nga operacioni nipi i viktimës, në trup kishte katër plumba! Dosja dhe pistat e Policisë

Lajme3 hours ago

Konjufca takohet me homologun grek në Athinë – i kërkon njohjen e Kosovës si shtet

Lajme4 hours ago

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Maqedoni5 hours ago

Buteli në aksion: Kontrolle ndaj ndërtimeve pa leje dhe parkimeve ilegale

Shqipëri5 hours ago

Analiza e “Corriere”: Një erë e re po fryn në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dorëzojnë bosët e krimit në këmbim të ndikimit diplomatik!

Lajme6 hours ago

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

Lajme6 hours ago

Akuzohet se mashtroi qytetarët me historinë e leukemisë, Gjykata merr vendim për Endrit Azemin

NA NDIQ NË FACEBOOK