Connect with us

Lajme

Akoma nuk është diskutuar për masat lehtësuese në kufi

Publikuar

Edhe pse u paralajmërua se gjatë fundjavës Komisioni për sëmundje infektive do të diskutojë për hapjen e tërësishme të kufijve pa kushte, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk konfirmojnë nëse komisioni do të mblidhet sot ose nesër.

Ditë më parë ministri Venko Filipce paralajmëroi se në seancë do të diskutohet për hapjen e kufijve nga java e ardhshme por një miratim paraprak duhet të merret nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Deri në hapjen e tërësishme të kufijve pa nevojën e testit dhe pa karantinë qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë vetëm në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë.

Megjithatë, gjatë hyrjes në vend, akoma mbetet ne fuqi kushti për test negativ PCR dhe izolim të detyrueshëm dyjavor.

NA NDIQ NË FACEBOOK