Connect with us

Kosovë

Ahmeti: Mbyllen tri çerdhe në Prishtinë, mos e fshihni sëmundjen nga të tjerët

Publikuar

Kryetari i Komunë së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka njoftuar se dy çerdhe do të mbyllen si shkak i rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.

Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.

Dy mësime shume të rëndësishme

1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm

Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.

Kujtojmë se nga raporti i fundit nga IKSHPK, 10 raste në Prishtinë kanë dalë sonte të infektuar me koronavirus./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK