Connect with us

Sport

Aguero përfundon operimin: Gjithçka shkoi mirë, falënderoj Dr.Cugat

Publikuar

Sergio Aguero i është nënshtruar sot një operimi në gjurin e majtë, dhe gjithçka duket se ka shkuar me sukses.

Argjentinasi sot ka kryer intervenimin, në Barcelonë, edhe pse Guardiola thoshte se gjithçka do të bëhet nesër.

Lojtari ka njoftuar përmes ‘Twitter’ se ai ka përfunduar me sukses intervenimin, duke shfrytëzuar rastin që edhe ta falënderojë edhe Dr.Cugat.

“Gjithçka shkoi mirë, dhe unë do të fillojë rikuperimin së shpejti”, ka thënë Aguero, transmeton lajmi.net.

“Një falënderim i madh shkon për Dr.Cugat dhe skuadra e tij – si dhe për të gjithë ju tifozët”, ishin fjalët e argjentinasit.

Aguero pësoi një lëndim në përballjen që Manchester City e fitoi kundër skuadrës së Burnley. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK