Sport
Agjenti i Hysaj: Situata te Napoli ka ndryshuar

Hysaj lidhej me një largim të mundshëm nga Napoli gjatë verës së kaluar, me Atletico Madrid dhe Chelsea që ishin favoritet për nënshkrimin e tij.
Së fundmi, lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe agjenti i tij, duke dhënë sinjale se ai mund të vazhdojë me napolitanët.
Situata ka ndryshuar te skuadra italiane, të paktën sipas fjalëve të agjentit të mbrojtësit shqiptar.
“Gjërat kanë ndryshuar nën Gattuso, dhe ne kemi biseduar me klubin për situatën”, ka thënë Mario Giuffredi, transmeton lajmi.net.
“Ne po diskutojmë rinovimin e kontratës edhe për emra të tjerë si Di Lorenzo dhe Mario Rui. Është grup fantastik, ata treguan dashuri të madhe edhe pas finales”, ka shtuar agjenti i Hysaj.
Elseid Hysaj duket se mund të rinovojë kontratën e tij, pas ardhjes së Gennaro Gattuso në krye të stolit të Napoli.
Mbetet të shihet se çfarë do të vendos lojtari dhe skuadra lidhur me të ardhmen e shqiptarit. /Lajmi.net/





















