Connect with us

Kosovë

Agim Veliu ia merr dorën Grenellit: Thotë se miqësia me ShBA bëhet me vepra e jo me fjalë

Publikuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka publikuar një fotografi me emisarin amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, si shenjë falënderimi pasi dje MCC ka njoftuar se do ta zhbllokojë ndihmën amerikane për Kosovën.

Veliu, përmes një postimi në  Facebook, ka thënë  se “miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës rezulton në veprime dhe projekte konkrete”.

Në postimin e tij në Facebook, z.Veliu i ka marrë mbi 1 mijë pëlqime.

“Miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete. Dje MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh menjëherë pasi që Qeveria e Kosovës largoi pengesat për vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Veliu.

Qeveria e Kosovës të shtunën votoi për shfuqizimin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë, masë kjo që u vendos nga qeveria e kaluar, më 1 prill.

Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), ka mirëpritur shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka njoftuar për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, MCC tha se mirëpret vazhdimin e partneritetit me Qeverinë e Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK