Connect with us

Kosovë

Abrashi: VV mori mësim nga mocioni

Publikuar

më

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur për raportet me Vetëvendosjen, të cilat çuan në prishjen e koalicionit bashkëqeverisës.

Abrashi i cili tashmë është dhe ministër në ardhje i Infrastrukturës në Qeverinë e drejtuar nga LDK, shprehet se ishin disa veprime të ngutshme të Albin Kurtit që rezultuan me shkëputje të bashkëpunimit.

”Kemi punuar bashkë në arritjen e koalicionit të mëhershëm. Është punuar edhe gjatë periudhës së opozitës”.

”Ishin disa veprime të ngutshme brenda qeverisjes por edhe disa raporte të qeverisjes Kurti karshi LDK-së. Kemi parë zotrin Kurti të favorizonte disa persona dhe të krijonte qasje të përçmimit”.

”Faji parësor qëndron tek vet Kurti. Si udhëheqës ka qenë përgjegjës për mbarëvajtjen e koalicionit dhe të kishte një qeverisje më afatgjate”.

Ai shton se një nga arsyet e prishjes së koalicionit ishin raportet me SHBA-në.

”Albin Kurti shkeli disa parime për të cilat ne veç ishim pajtu, e sidomos ato me SHBA-të”.

”Edhe VV ka mësuar shumë nga mocioni. Nuk e ka besuar që do të ndodhte mocioni, sikurse se ka besuar që do të ndodhë edhe Qeveria Hoti”.

”Jemi parti shumë më të gjatë se të tjerat dhe raportet me SHBA-të janë të shenjta. Kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të prishjes tonë me Lëvizjen Vetëvendosje”.

Maqedoni48 minutes ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri1 hour ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme2 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni3 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë3 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni3 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme3 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport3 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni3 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme3 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë4 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Maqedoni4 hours ago

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

NA NDIQ NË FACEBOOK