Connect with us

Kosovë

Abrashi: Së shpejti njoftoheni për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare

Publikuar

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se së shpejti do të njoftojnë për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare,transmeton Klan Kosova.

“Transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurt e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Rifillimi i fluturimeve ajrore është pjesë e rëndësishme e planit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas Covid-19”.

“Në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojmë punët që të hapim sa më shpejt Aeroportin për fluturime ndërkombëtare duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e Covid-19 të lëshuar nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë”

“Do t’iu njoftojmë së shpejti për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës ta vizitojnë atdheun e tyre”.

“Do të vazhdojmë me punë të mira për diasporën, bizneset, prodhuesit vendor, bujqit, arsimin, mjekësinë dhe duke i normalizuar marrdhëniet me vendet mike të Kosovës, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikë”, ka shkruar Abrashi në rrjetin social Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK