Connect with us

Kosovë

A do të ketë pasoja për Vjosa Osmanin në LDK? Hoti: Vendos Isa Mustafa

Publikuar

Kryeministri Avdullah Hoti ka treguar nëse do të ketë pasojë nga LDK Vjosa Osmani pasi nuk e votoi atë për kryeministër, transmeton Periskopi.

Hoti thotë se për këtë gjë vendos Isa Mustafa.

‘’Është cështje e saj nuk do ta komentoj veprimin e saj. E kam votu si kryetare Kuvendi, ka pasë gjithë mbështetjen e nevojshme. Nuk kanë bërë mirë që deputetët nuk e kanë votu kryeministrin e vet..Nuk është që asgjë s’ka  ndodhur, disa deputetë nuk e kanë votuar. Nuk e di. Besoj që Mustafa do të kujdeset dhe vetëm ai mund të përgjigjet e vendos në këtë’’.

‘’Megjithatë nuk jemi parti që nuk  përjashtojmë askend edhe atëherë kur e kanë dëmtu partinë’’/PERISKOPI/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK