Connect with us

Kosovë

7 nga rastet e reja me koronavirus në Obiliq janë personel shëndetësor

Publikuar

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se në këtë komunë shtatë raste të reja të infektimit me koronavirus janë personel shëndetësor.

Sipas Gashit, mjekë, infermierë dhe staf tjetër janë të përfshirë në rastet e shërbyesve shëndetësorë, ndërsa dy rastet e tjera janë raste kontakti, shkruan lajmi.net.

Ky është njoftimi i plotë i Gashit:

Të nderuar qytetarë,

Sipas njoftimeve të IKSHPK-së në Komunën e Obiliqit, kanë rezultuar nëntë raste te reja pozitiv me Covid-19, sipas informatave shtatë raste janë personel shëndetësor (mjekë,infermierë dhe staf tjetër), ndërsa dy rastet tjera janë raste kontakti me një person të infektuar nga komuna e Prishtinës. Të gjitha rastet janë të vetizoluar, ekipet e QKMF-së po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm dhe gjendja e tyre është stabile.

Ju njoftoj të gjithëve se situata në Obiliq, është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik por për kujdes më të shtuar!
Ju lutem, respektoni masat!