Connect with us

Kosovë

56 raste aktive me koronavirus në Fushë-Kosovë

Publikuar

Komuna e Fushë Kosovës deri më tani ka reagjistruar 62 raste me Covid-19.

Nga ky numër gjithsejt tetë persona janë shëruar. Pra, në këtë komunë janë 56 raste aktive.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës Ali Topalli, raporton klankosova.

“Më shumë raste ka brenda në qytet dhe në fshatin Miradi e Epërme. Rastet janë të izoluara dhe në trajtim në shtëpi. Ato vizitohen nga stafi i Qendres së Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. Gjendja e tyre është stabile dhe nuk ka ndonjë nga ata që e kanë gjendjen apo shfaqin simptoma që ua përkeqësojnë gjendjen”

NA NDIQ NË FACEBOOK