Connect with us

Kosovë

32 mijë nxënës nuk kanë ndjekur fare mësimin online

Publikuar

më

89 për qind e nxënësve të Kosovës kanë ndjekur mësimin online gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa 32 mijë nxënës nuk kanë ndjekur fare mësimin online.

Këto u bënë të ditura nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku u diskutua lidhur me organizimin e mësimit në distancë gjatë periudhës së me pandemi.

Ministri Likaj, tha se pjesëmarrja e nxënësve në mësimin online ka qenë e kënaqshme.

“Pjesëmarrja në mësimin online ka qenë e kënaqshme, ku 89.4 për qind e nxënësve janë mbuluar me mësimin në distancë. Një pjesë e nxënësve nuk kanë pasur teknologji dhe nuk kanë pasur sinjal televiziv ku është transmetuar mësimi në distancë. Rreth 32 mijë nxënës nuk kanë marrë pjesë në mësimin online. Fëmijët me aftësi të kufizuara, kjo kategori ka pasur vështirësi”, tha ai.

Shqetësuese tha se është se nuk ka pasur një përshtatje të kurrikulave me mësimin online, ku tha se i kanë ngarkuar ndonjëherë fëmijët me detyra të tepërta.

Sa i përket mbajtjes së testit të arritshmërisë dhe atë të maturës, ai tha se dje kanë vendosur që këto testime të mbahen.

“E kemi testim e arritshmërisë dhe të maturës, ka qenë një konkluzion se mund të vijohet me mbajtjen e testit. Sugjerimi i tyre është që të vazhdohet me testin e arritshmërisë. Ju kam ofruar që të shtyhet për një periudhë të caktuar, por ata kanë qenë që të mbahet në afatet kohore”, tha ai.

Anëtari i Komisionit nga LVV Shpejtim Bulliqi, tha se mësimi online i ka gjetur të papërgatitur mësimdhënësit.

“Çështja e një numri të madh të nxënësve që nuk janë përfshirë në arsim është diçka për t’u brengosur. I keni totalisht shkollat të papërgatitura. Keni për t’i rrezikuar fëmijët në shkolla. Është mirë ta shikoni këtë çështje dhe të angazhoheni”, tha ai.

Sejdi Hoxha nga PDK-ja, ka kritikuar qasjen ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Vetë fakti që i kemi 32 mijë nxënës pa qasje në mësim online është shqetësuese. Ne kemi ngritur shqetësime edhe gjatë kohës kur është zhvilluar mësimi online. Dështimi i qeverisë është mos pagesa e internetit për familjet në asistencë sociale. Ka pasur edhe një menaxhim jo të mirë për fëmijët me aftësi të kufizuara”,

Lajme31 minutes ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme3 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri5 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme6 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport7 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

NA NDIQ NË FACEBOOK