Connect with us

Kosovë

32 mijë kosovarë janë regjistruar si të papunë vetëm gjatë muajit prill

Publikuar

më

Deklaratë qesharake kishte lëshuar ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi duke thënë se Qeveria Kurti ka ulur papunësinë, në një kohë pandemie kur e gjithë bota po rrezikohet dhe ka humbje të mëdha ekonomike e humbje të vendeve të punës.

Ish-ministrit Bislimi u quajt nga njohësit e ekonomisë joprofesional deklaratat e tij qesharake se uli papunësinë, madje sot Instituti GAP po deklaron se Kosova po përballet me humbje të vendeve të punës.

Gap po thotë se pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka ndikuar gjerë edhe në aspektin ekonomik në Kosovë, një studim i tyre tregon se vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë regjistruar mbi 32 mijë persona si të papunë ku një pjesë bukur e madhe e tyre janë gra, shkruan lajmi.net.

Sipas këtij Instituti, kjo është një shifër rekord e regjistrimit të njerëzve të papunë, me një mesatare të thjeshtë i bie se çdo ditë rreth 1600 persona janë regjistruar si të papunë.

“Ky raport tregon se si përhapja e pandemisë në Kosovë, e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e shumë veprimtarive afariste, pati një ndikim të menjëhershëm në tregun e punës. Vetëm në muajin prill janë regjistruar gjithsej 32,377 punëkërkues të rinjë, duke bërë që numri i përgjithshëm i punëkërkuesve në Agjencinë e Punësimit të shkojë në 37,392 në katër muajt e parë të vitit 2020. Një pjesë e madhe e tyre (16,820) janë gra. Marrë parasysh pjesëmarrjen shumë të ulët të aktivitetit ekonomik të grave dhe barrierat tjera në punësim, shkalla e papunësisë në mesin e grave mund të rritet edhe më shumë.

Të dhënat nga Administrata Tatimore e Kosovës tregojnë se industritë të cilat punësojnë më së shumti punëtorë në Kosovë – ajo e tregtisë me shumicë e pakicë, e ndërtimtarisë dhe industrisë përpunuese, shënuan rënie të madhe të punëtorëve gjatë periudhës janar-mars 2020. Përderisa në mars të vitit 2019 në industrinë e tregtisë me shumicë e pakicë punonin rreth 80 mijë persona, në mars 2020 ky numër ra në rreth 43 mijë. Edhe numri i kontributpaguesve në Fondin Pensional të Kosovës (Trust) ka shënuar ulje prej rreth 20% në shumicën e komunave të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e GAP’it.

Shqipëri11 minutes ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme1 hour ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme4 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri6 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme7 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme8 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

NA NDIQ NË FACEBOOK