Connect with us

Kosovë

29 rastet me koronavirus janë nga këto komuna

Publikuar

IKSHPK ka njoftuar se janë regjistruar edhe 29 raste me koronavirus në Kosovë.

Ndërsa 22 të tjerë janë shëruar.

Nga 29 raste, më së shumti janë raportuar në komunën e Vushtrrisë me 15 të infektuar, sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme),

Komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec.

“Sot më 08 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 29 raste”, thuhet në njoftim. 

NA NDIQ NË FACEBOOK