Sport
2009 – viti kur Pjanic nuk fshehte dashurinë për Real Madridin

Ylli boshnjak, Miralem Pjanic, është afër zyrtarizimit te skuadra e Barcelonës, por kjo e fundit del të mos jetë skuadra e tij e zemrës.
Gjatë kohës kur ishte pjesë e skuadrës së Olympique Lyon, Pjanic tregonte se sa dashuri kishte për skuadrën e Real Madrid.
“Unë kam qenë me Real Madridin që nga koha e Zidane dhe Ronaldo, kur u dashurova në atë klub”, thoshte Pjanic për ‘Oslobodjenje’, transmeton lajmi.net.
“Që atëherë, ka qenë klubi im favorit dhe do të jetë gjithmonë”, ka thënë mesfushori që këtë javë pritet të zyrtarizohet te Barcelona.
Barcelona ka lënë shërbimet e Arthur Melo, si dhe do të pranojnë 10 milionë euro, për shërbimet e Pjanic. /Lajmi.net/






















