Connect with us

Kosovë

18 raste të reja në Prizren, Haskuka: Virusi është ende mes nesh

Publikuar

Pas 129 rasteve të reja me Covid-19, ka reaguar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së.

“Sot në IKSHPK janë testuar gjithsej 385 mostra, ndërkaq me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 129 raste”.

“Në Prizren janë konfirmuar 18 raste (sipas vendbanimit: 15 raste në Prizren, 1 rast në Mazrek, 1 rast në Reçanë dhe 1 rast në Romajë)”.

“Të dashur qytetarë, virusi është ende mes nesh. Ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike”, ka shkruar Haskuka në rrjetin social Facebook.