Connect with us

Kosovë

​Personi i infektuar në Skenderaj, rast kontakti nga Fushë-Kosova

Publikuar

Sot është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Skenderajt.

Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga Fushë-Kosova.

“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim”, ka shkruar Jashari në Facebook, duke iu bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë respektimin e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndryshe, Komuna e Skenderajt ka gjithsej 9 raste me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, në muajin mars.