Kosovë
13 raste me koronavirus në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus.
E kryetari Shpend Ahmeti thotë se kanë pritur që numri i të prekurve të jetë edhe më i madh.
Ai thotë se situata është e menaxhueshme, derisa qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën sociale dhe maskat.
Postimi i plotë në Facebook:
29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielën këto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bërë tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetizolim dhe ndalesë e përhapjes.
Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasat e testuara.
Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska.






















