Connect with us

Kosovë

​4 policë janë shëruar nga koronavirusi, 7 të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore

Publikuar

më

Muaji maj ka shënuar rënie drastike të numrit të qytetarëve të prekur me Covid-19, ndërsa është rritur në mënyrë të konsiderueshme numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë. Listës së të shëruarve u janë shtuar edhe katër zyrtarë policor të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa edhe shtatë të tjerë vazhdojnë të jenë ende pozitiv.

Kështu ka bërë të ditur Bajram Krasniqi, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, i cili tha se zyrtarët policor që kanë dal negativ aktualisht janë duke qëndruar për disa ditë në vetëizolim.

“Numri i policëve të prekur me COVID është 11 në tërë Republikën e Kosovës. Prej tyre 4 janë shëruar dhe 7 të tjerë vazhdojnë të jenë pozitiv, mirëpo janë në gjendje të mirë shëndetësore…Vazhdojnë edhe një vetëizolim të shkurtër, pastaj ne e kemi një Drejtori të Shërbimeve Shëndetësore në kuadër të Policisë ata tërë kohës përpos mjekëve të IKSHP-së i kanë trajtuar edhe këta dhe besoj që varësisht nga dita e bërjes së testit që kanë dal negativ ata do kthehen edhe në vendet e tyre të punës”, theksoi ai.

Krasniqi dha detaje për 11 zyrtarët policor që janë prekur gjatë kësaj periudhe me COVID19.

“Disa raste janë prekur gjatë transportit të personave që kanë qenë një rast ka qenë në Malishevë se i biri ka qenë i prekur dhe një rast tjetër e kemi një zyrtare policore e cila ka qenë jashtë vendit në trajnim dhe kur është kthyer ka dal pozitiv. Dhe pesë rastet tjera i kemi në pjesën veriore të Mitrovicës që janë të prekur me COVID”, tha Krasniqi.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 870 persona, prej tyre 653 pacientë janë shëruar ndërsa 28 kanë humbur.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Maqedoni2 minutes ago

Nga e premtja rikthehet i ftohti, priten shi dhe borë në male

Lajme8 minutes ago

Të rinjtë vazhdojnë revoltën në Tiranë: Gjimnazistët u bashkohen studentëve

Maqedoni28 minutes ago

Aksion i përbashkët i FBI-së dhe MPB-së: 20-vjeçari nga Reçica e Madhe dyshohet për krime kibernetike

Shqipëri58 minutes ago

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Lajme2 hours ago

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Sport3 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Kosovë4 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri6 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Kosovë7 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri9 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Kosovë10 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni11 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

NA NDIQ NË FACEBOOK