Kosovë
Zyrtari i VV-së i reagon Dastid Pallaskës e Berat Buzhalës, për këtë arsye iu thotë se janë në krizë të thellë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi ka reaguar rreth propagandës që po bëhet karshi Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai në postimin e tij në Facebook, ka thënë se Dastid Pallasa e Berat Buzhala sot janë në krizë të thellë, pasi kanë parë argumentet juridike dhe kushtetuese në dëm të “kauzës” së tyre antikushtetuese.
Postimi i plotë:
Për ata që qenkan zgjuar mbi kërkesën tonë, dhe kur nuk kanë gjetur dot një argument, “ekspertët” paskan shpërthyer me keqinformim e propagandë.
Së pari, ne e kemi thënë si kundërargument se si nuk mund të veprohet. Pra, jo si po do Thaçi të veprojë, frymëzuar nga Kushtetuta e Serbisë.
Së dyti, në Kosovë ka pasur raste kur i janë referuar Serbisë pikërisht si argument, siç është rasti i PDK-së më 2014. Atëherë Dastidi çirrej në favor e në mbrojtje të PDK-së.
Së treti, Dastidi e Buzhala sot janë në krizë të thellë, pasi kanë parë argumentet juridike dhe kushtetuese në dëm të “kauzës” së tyre antikushtetuese.




















