Kosovë
Zyrtari i BIK-ut në Gjilan: Pandemia nuk e ka rritur numrin e vdekjeve

Pandemia nuk e ka rritur asnjë përqind numrin e personave të vdekur në Kosovë.
Gjendja është e njëjtë edhe në Gjilan.
Shifrat tregojnë për numër të njëjtë të vdekjeve, si para, ashtu edhe pas pandemisë.
Agim Hyseni, sekretar i Bashkësisë Islame në Gjilan, për Mediafokus.info thotë se nuk kanë vërejtur shtim të numrit të vdekjeve gjatë kësaj kohe.
Mesatarisht, në Gjilan vdesin dy persona brenda ditës, thotë imami Hyseni.
Ai sqaron se ka raste kur shifrat ditore ndryshojnë herë, por mesatarja vjetore është rreth 600 vdekje në vit../mediafokus./





















