Sport
ZYRTARE: Skuadrave italiane u lejohen stërvitjet grupore nga 18 maji

Ministri i Sportit në Itali, Vicenzo Spadafora, ka konfirmuar se klubet e Serie A mund të rifillojnë stërvitjen nga 18 maji, përcjell lajmi.net.
“Pak minuta më parë, para se të hyjë sallë, unë pranova një letër nga presidenti i FIGC, Gravina, në të cilën ai më njoftoi se FIGC ka pranuar të gjitha komentet e komitetit shkencor, duke rregulluar protokollin, dhe duke lejuar pa ndonjë vështirësi, stërvitjet të rikthehen më 18 maj”, ka deklaruar ministri në një seancë të Kuvendit të Italisë, përcjell lajmi.net.
Rikthimi i stërvitjeve grupore, është një hap i madh para rikthimit të Serie A për të vazhduar sezonin.
Kujtojmë se Bundesliga gjermane do të rifillojë këtë fundjavë./Lajmi.net/





















