Sport
ZYRTARE: Polonia hap dyert për tifozët, duke filluar nga 19 qershori

Superliga e Polonisë, ashtu siç paralajmërohej më herët gjatë ditës, ka vendosur që të lejojë pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume.
Ky është vendi i parë në Evropë që hap dyert e stadiumeve të futbollit për tifozët
‘Ekstraklasa’ ka konfirmuar që tifozët mund të paraqiten në stadiume duke filluar nga 19 qershori, transmeton lajmi.net.
Stadiumet do të jenë të mbushura maksimalisht deri në 25% të kapacitetit të tyre.
Në Ekstraklasa tashmë paraqitet edhe një lojtar i Kosovës, nga i cili pritet shumë, Florian Loshaj. /Lajmi.net/






















