Sport
ZYRTARE: Neuer i mbyll gojën të gjithëve, rinovon me Bayernin

Portieri gjerman ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023 me Bavarezët.
Gjatë muajve të fundit u përfol për një largim të mundshëm të tij, ku Chelsea ishte ekipi më i lakuar që ishte interesuar për shërbimet e 34-vjeçarit, përcjell lajmi.net.
Largimi i tij lidhej me blerjen e portierit Nubel nga ana e Bayern, pikërisht nga ish-klubi Schalke 04.
Megjithatë, Nubel duket se do ta shijojë stolin sezonin e ardhshëm pasi Neuer do të jetë në ‘Allianz Arena’ së paku deri në vitin 2023. /Lajmi.net/





















