Connect with us

Sport

ZYRTARE: Klose, asistenti i Flick te Bayern

Publikuar

Kësaj radhe jo si lojtar, por si asistenti i trajnerit Hansi Flick te Bayern Munich.

Ylli gjerman është promovuar në rolin e asistentit, pasi drejtoi skuadrën e U-17 të Bavarezëve me të cilët fitoi edhe titullin në rajonin e vet, përcjell lajmi.net.

Klose luajti për Bayern ndërmjet viteve 2007-2011, duke shënuar 53 gola në 150 paraqitje.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023. /Lajmi.net/