Sport
ZYRTARE: Gjermania vendos për rikthimin e ligës së tretë

Federata Gjermane e Futbollit u takua këtë mëngjes dhe votoi në favor të rifillimit të ligës së tretë, përcjell lajmi.net.
Me 222 vota pro, 12 kundër dhe 16 abstenime u vendos për rifillimin e kampionatit të tretë sipas rëndësisë.
Në Gjermani 3. Liga do të fillojë më 30 maj dhe, parashikohet të përfundojë më 4 korrik. /Lajmi.net/





















