Sport
Zero raste me koronavirus në Premierligë

Pasi aprovimit të Qeverisë së Britanisë së Madhe se Premierliga mund të rifillojë gjatë qershorit, së fundmi vjen edhe një lajm i mirë për ligën angleze.
Rarpotimet e medieve britanike bëjnë të ditur se nga 1130 të testuar për Covid-19 në Premierligë, asnjë rezultat nuk erdhi pozitiv, transmeton lajmi.net.
Të testuarit ishin lojtarët, trajnerët dhe stafi i skuadrave.
Kështu, Premierliga merr edhe një dritë të gjelbër për të ndjekur planin për rifillimin e sezonit, për të cilin tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga Premierliga. /Lajmi.net/






















