Connect with us

Shëndetësi

Zelanda e Re do të lejojë grumbullimin e 100 personave

Publikuar

Nga mesdita e së premtes, qytetarët e Zelancës së Re do të jenë në gjendje të marrin pjesë në tubime deri në 100 njerëz, ka njoftuar kryeministrja Jacinda Ardern.

Vendimi do të thotë që shërbimet fetare do të jenë në gjendje të rifillojnë dhe kufizimet për të pranishmit në funerale nuk do të zbatohen më.

Megjithëkëtë, vendeve nikoqire do t`ju kërkohet të ndjekin masat e distancimit shoqëror, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Në prill, kryeministrja tha që koronavirusi “aktualisht” u eliminua në Zelandën e Re dhe vendi filloi të heqë kufizimet e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK