Connect with us

Kosovë

Zëdhënësja e PSD-së, Bislimit: Kalkulant që ndjek veç interesin personal, luan me shifra siç do shefi yt

Publikuar

Zëdhënësja, Natyra Kuçi, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë i Financave, Besnik Bislimit. Bislimi e quajti aktivitetin e sotëm të PSD-së makro aksion nga një mikro parti. Kuçi e quan atë “ministër të djathtë të Qeverisë së majtë”.

Kuçi e ka quajtur Bislimin kalkulant i cili luan me numra ashtu siç do shefi i tij.

Kuçi e ka përmendur edhe faktin se Bislimi e kishte shkruar programin qeverisës të AKR-së për disa mijëra euro, duke e quajtur kështu minisër të djathtë të një partie të majtë, përcjell Periskopi.

Postimi i Natyra Kuçit:

Pasi mori “Çmimin Besnik Bislimi për Ekonomi”, Besnik Bislimi i jep zor për të folur edhe mbi organizimin e partive në Kosovë dhe resurset e tyre.

Por, Besniku po ngatërrohet. Fakti që ministri i djathtë i një partie të majtë ka shkruar program për disa mijëra euro të një partie të djathtë, kjo nuk e bën njohës të të gjithē partive. Madje as të AKR’së në këtë rast. Sepse këtij i kanë interesuar vetëm mijëra eurot që mori.

Besniku i do numrat. Është kalkulant. Madje edhe kur s’bëhet fjalë për numra. Kalkulon mirë. Është i aftë edhe të jep dorëheqje nga një post publik që të mos e ngacmojë interesin e rehatinë personale. Siç bëri kur ishte deputet.

Dhe po, Besniku, ky besnik i interesit personal, është shndërruar në Baki Kelanin e qeverisë që luan me shifra siç do shefi i tij. Por, me gjasë kaq mund të bëjë dikush që gjithë jetën është tërhequr nga hunda.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK