Kosovë
Zëdhënësi i PDK-së: Për Albin Kurtin, demokracia vlen vetëm kur i shërben interesit të tij

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se për Albin Kurtin, demokracia vlen vetëm kur i shërben interesit të tij.
Ai shkruan në FB:
Shkelësi i Kushtetutës qenka brengosur për shëndetin e demokracisë së Kosovës, brengë sa ironike edhe komike.
Albin Kurti si politikan asnjëherë nuk e ka respektuar rendin tonë kushtetues e demokratik. Edhe kur i kishte fituar zgjedhjet, duke u bërë kryeministër i vendit, ai asnjëherë nuk ka treguar konsideratë për demokracinë e vendit.
Nga shkeljet e shumëfishta kushtetuese e ligjore e deri te anashkalimin i Kuvendit të Kosovës dhe kërcënimet në adresë të Gjykatës Kushtetuese, janë vetëm disa nga veprimet e zakonshme të një kryeministri aspak të zakonshëm jo-demokratik.
Kurti në rrethanat e 2014 edhe zgjedhjet do t’i konsideronte jo demokratike, në këtë kontekst për të vlen demokracia vetëm atëherë kur i shërben interesit të tij, por jo edhe vendit





















