Connect with us

Ndryshe

Zbulohet detaj prekës që fshihet pas filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”

Published

on

“Mrekullia në qelinë nr.7” mund ta quajmë padyshim filmin e vitit sepse në një kohë shumë të shkurtër u kthye në filmin më të ndjekur në mbarë botën.

Historia e Memos dhe Ovës ka prekur çdokënd që e ka parë filmin e me siguri ata që nuk e kanë parë janë të paktë.

Së fundmi mediat e huaja i kanë kushtuar një shkrim një detaji që mund t’ju ketë shpëtuar gjatë filmit.

Me siguri e mbani mend pjesën kur Ova futet në qelinë ku qëndronte i ati. Mes shokëve të qelisë, Ova takon edhe burrin i cili vendosi të sakrifikonte veten për Memon. Ova shkoi pranë këtij të burgosuri dhe vuri re pemën që ai kishte vizatuar në mur.

I burgosuri kishte vrarë vajzën e tij e cila ishte nëna e Ovës. Në atë moment ai kuptoi se Ova ishte mbesa e tij. Kjo ishte edhe arsyeja pse ai vendosi të sakrifikonte veten për Memon.

Ai ndihmoi mbesën e tij dhe babain e saj i cili ishte i pafajshëm. Në këtë mënyrë ai i kërkoi falje Memos që i mori jetën mamasë së Ovës.

Filmi turk ka thyer rekorde shikueshmërie në mbarë botën dhe u kthye një ndër filmat më të shikuar në Netflix.

NA NDIQ NË FACEBOOK