Sport
Ylli i UFC rezulton për herë të dytë pozitiv në marihuanë

Ish pretendenti për titullin e kampionit të botës, Kelvin Gastelum, ka rezultuar për herë të dytë pozitiv në marihuanë, transmeton lajmi.net. Njoftimin e ka bërë të ditur USADA, partneri i UFC për anti-doping, shkruan ‘ESPN’.
Gastelum rezultoi pozitiv në testet e kryera më 2 nëntor të vitit 2019, kur në kalendar ishte ndeshja me Darren Till.
Ai humte atë duel në ‘Madison Square Garden’, me vendimin e ndarë të gjyqtarëve.
Më parë, në vitin 2017, Gastelum rezultoi pozitiv në kanabis pas ndeshjes me Vitor Belfort, në Brazil. Asokohe, Geltum u suspendua për 90 ditë.
Së fundmi, ai ishte dënuar me nëntë muaj, por dënimi i tij u reduktua në 5 muaj. Ai tani mund të kthehet në oktogon. /Lajmi.net/






















