Sport
Xherdan Shaqiri, top transferimi i Newcastle United këtë verë

Shaqiri, ishte transferuar te Liverpool në vitin 2018, duke luajtur një rol të rëndësishëm në sezonin në klub, ku i ndihmoi në triumfin në Ligën e Kampionëve.
Por, ky sezon nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë për futbollistin me prejardhje nga Kosova, që ka regjistruar vetëm 10 paraqitje për liderët e Premierligës.
Roma dhe Sevilla ishin vënë pas Shaqirit në janar duke kërkuar huazimin e tij, me Liverpoolin që nuk ishte i gatshëm të lejonte largimin e tij, derisa po luftonte në tri fronte.
Por, Liverpool nuk do të mbajë këtë qëndrim edhe këtë vit kur të hapet afati kalimtar i transferimeve, me Newcastle United që do të trokit në derën e tyre.
Shaqiri gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Stoke City, Inter, Bayern Munich dhe Basel./Lajmi.net/






















