Connect with us

Kosovë

Xhelal Sveçla akuzon Milazim Krasniqin se po nxit protesta kundër masave ndaj koronavirusit

Publikuar

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka akuzuar profesorin universitar, Milazim Krasniqi duke thënë se ky i fundit po nxitë protesta që bie ndesh me masat e vendosuar për luftimin  e koronavirusit.

“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi.
I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare”, ka shkruar Sveçla./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK