Kosovë
Xhavit Haliti propozon luftë ‘piramidale’ kundër korrupsionit: Thotë se njerëz të korruptuar kanë të gjitha partitë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavic Haliti, i cili për herë të parë pas shumë vitesh nuk ia doli të bëhej deputet, ka reflektuar në lidhje me korrupsionin brenda partive politike.
Sipas tij, në secilën parti që ka qenë në pushtet ka njerëz të korruptuar.
“Gjithkund ka njerëz të korruptuar. Nëse themi që në një parti që ka qenë në pushtet se nuk ka të korruptuar, ne atëherë jemi duke bërë shaka”, shtoi ai.
Ai tha se korrupsioni brenda partive duhet të luftohet nga kreu i piramidës dhe jo nga poshtë.
“Partitë po besoj që e dinë kush ka qenë brenda tyre i korruptuar, dhe lufta dhe spastrimi duhet të fillojë tek partitë dhe jo të zëvendësohen të korruptuarit e kompemetuar nga struktura të partive në strukturat e tjera të komprementuar. Korrupsioni duhet të luftohet nga piramida dhe jo nga poshtë”, tha Haliti.
Nuk dihet nëse Haliti përmes këtyre deklaratave po paralajmëron ndonjë zyrtar të lartë në PDK, partinë së cilës i takon. /KK






















