Connect with us

Sport

Xavi zbulon se e bindi Guardiolan të mos e shiste Eto’on në vitin 2008

Publikuar

Ish mesfushori spanjoll dhe Eto’o diskutuan në Instagram për kohën e kaluar së bashku te Barcelona.

Kur Guardiola mori drejtimin e Barcelonës, Eto’o ishte në mesin e lojtarëve që duhej larguar.

“Faleminderit që qëndruat sepse ishit afër largimit”, i tha Xavi Eto’os në Instagram, përcjell lajmi.net.

“Epo, fatmirësisht ju e pyetët Pep që unë të qëndroj. Faleminderit për atë”, iu përgjigj Eto’o.

“Duhet të bindnim Pep se ju duhej të qëndronit sepse ishit golashënues i ekipit”.

“Në fund, mbizotëronte sensi i përbashkët dhe koherenca”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK