Sport
Werner nuk po pengohet nga thashethemet, Nagelsmann: Ai është edhe më i rrezikshëm

Trajneri i RasenBallsport Leipzig, Julian Nagelsmann, ka dhënë disa komente pozitive lidhur me yllin e skuadrës së tij, Werner.
Werner ka regjistruar një tjetër top-performancë dje kundër Mainz, ku edhe gjeti tri herë rrugën e golit, duke bërë të ditur se ai nuk po ndikohet nga thashethemet që e lidhin me skuadrat e mëdha evropiane.
Nagelsmann ka thënë se ylli gjerman po përmirësohet çdo ditë dhe tashmë është edhe më i rrezikshëm sesa ishte më parë.
“Timo tani ka një sens më të mirë, duke mos lënë veten të sulmojë vetëm nga krahët, por duke shkuar edhe në pozitën ‘10”, ka thënë Nagelsmann, transmeton lajmi.net.
“Bashkuar me shpejtësinë, ajo e bën atë me më shumë variabla dhe më të rrezikshëm për kundërshtarët e tij”, shtoi trajneri gjerman.
Werner është në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Liverpool shihen favoritët.
Kartoni i sulmuesit gjerman pritet t’i sjell Leipzig rreth 60-80 milionë euro. /Lajmi.net/






















